Çudit Ahmed Kalaja: Gazetarit nga Kosova i ra infarkt sepse u tall me Zotin

Imami Ahmed Kalaja ka çuditur me komentin për ndarjen nga jeta të gazetarit nga Kosova, Arton Turkaj. Imami shkruan se gazetarit i ra infarkt sepse u tall me zotin. Këtë deklaratë Kalaja e bëri në rrjetet sociale duke shpërndarë një postim të gazetarit në ditën e Krishtlindjes i cili shkruante “urime krishtlindjet, jau boft allahu […]

Dhjetor 28, 2023 - 10:03
 0
Çudit Ahmed Kalaja: Gazetarit nga Kosova i ra infarkt sepse u tall me Zotin

Imami Ahmed Kalaja ka çuditur me komentin për ndarjen nga jeta të gazetarit nga Kosova, Arton Turkaj.

Imami shkruan se gazetarit i ra infarkt sepse u tall me zotin.

Këtë deklaratë Kalaja e bëri në rrjetet sociale duke shpërndarë një postim të gazetarit në ditën e Krishtlindjes i cili shkruante “urime krishtlindjet, jau boft allahu kabull”.

Kalaja në postimin e tij shkruan se Zoti komandon zemrën dhe me të nuk duhet të tallemi, duke lidhur kështu shkakun e vdekjes së gazetarit me deklaratën e tij ironizuese.

“Po mos u tallni me Zotin; se të len zemra diku …Zemrën e komandon vetë Ai, Zoti… e jo vetë njeriu. Zini mend! Qoftë mësim për të tjerët! Amin!”-shkruan Kalaja.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.