Daçiç nuk “dorëzon” Radoiçiçin: Proceset gjyqësore do të zhvillohen në Serbi

Beogradi zyrtar nuk e dorëzon ish nën-kryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiç, i cili ka deklaruar përgjegjësinë personale për sulmet e 24 shtatorit

Dhjetor 13, 2023 - 15:08
 0
Daçiç nuk “dorëzon” Radoiçiçin: Proceset gjyqësore do të zhvillohen në Serbi

Beogradi zyrtar nuk e dorëzon ish nën-kryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiç, i cili ka deklaruar përgjegjësinë personale për sulmet e 24 shtatorit në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka deklaruar se ekstradimi në Kosovë i Radoiçiç, është i pamundur dhe se të gjitha proceset gjyqësore do të zhvillohen para gjykatave vendase.

Organizata ndërkombëtare e policisë, Interpol, pak ditë më parë ka lëshuar një urdhër për arrestimin e Radoiçiç, për shkak të sulmit të armatosur në Banjskë, ku mbetën të vrarë edhe tre sulmues serbë.

Kosova akuzoi Serbinë se qëndron pas sulmit, gjë që Beogradi zyrtar e mohon./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.