Daçiç reagon pasi Këshilli i Evropës miratoi dje rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës: Skandaloze dhe e turpshme!

Pas miratimit të rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka reaguar duke e konsideruar diçka të tillë si “skandaloze dhe të turpshme”. Sipas Daçiç, vendimi i marrë ditën e djeshme (27 mars), shkel parimet mbi të cilat mbështetet Këshilli i Europës duke theksuar […]

Mars 28, 2024 - 11:50
 0
Daçiç reagon pasi Këshilli i Evropës miratoi dje rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës: Skandaloze dhe e turpshme!

Pas miratimit të rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka reaguar duke e konsideruar diçka të tillë si “skandaloze dhe të turpshme”.

Sipas Daçiç, vendimi i marrë ditën e djeshme (27 mars), shkel parimet mbi të cilat mbështetet Këshilli i Europës duke theksuar se për herë të parë është propozuar pranimi i një vendi që nuk njihet ndërkombëtarisht.

“Vendimi i Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për rekomandimin për pranimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës është i turpshëm dhe skandaloz. Ky vendim shkatërron të gjitha parimet mbi të cilat mbështetet Këshilli i Europës, sepse për herë të parë është propozuar pranimi i një vendi që nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe nuk është i njohur ndërkombëtarisht. Vendimi paraqet një tjetër dëshmi të kthimit dhe përfundimit të së drejtës ndërkombëtare”, u shpreh Daçiç.

Raporti u miratua me 31 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Dy votat kundër ishin të deputetëve të Serbisë dhe të Bosnje Hercegovinës e Malit të Zi. Ndërsa deputeti i Greqisë, Aleksis Tsipras ka abstenuar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.