Daku dhe Muja jashtë listës së Kombëtares, Sylvinho: Janë lojtarë që i kam në konsideratë

Një ditë pasi publikoi listën e kombëtares, trajneri Sylvinho iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve edhe për mos grumbullimin e Dakut dhe Mujës apo

Mars 16, 2024 - 12:45
 0
Daku dhe Muja jashtë listës së Kombëtares, Sylvinho: Janë lojtarë që i kam në konsideratë

Një ditë pasi publikoi listën e kombëtares, trajneri Sylvinho iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve edhe për mos grumbullimin e Dakut dhe Mujës apo Gjasulës.

“Kanë bërë një rrugëtim të rëndësishëm, janë lojtarë që i kam në konsideratë. Ajo dhimbje koke për zgjedhjen është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë një trajneri.

Dua ta kem këtë dhimbje koke. Janë pjesë e planeve, por sot nuk mund të marr 30-35 lojtarë, por duhet të shohim lojtarë si Manaj që vjen për herë të parë e Broja për të dytën. Nuk është i lehtë vëzhgimi.” tha Sylvinho. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.