Dalin në shitje pasuritë e paluajtshme të Silvio Berlukonit, arrijnë vlera marramendëse

Vdekja e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi në qershor të këtij viti, bëri që mediat italiane të nxjerrin në pah detaje interesante nga jeta e tij, ku më e përfolura është pasuria marramendëse. Me vdekjen e ish-kryeministrit, familja Berlusconi ka vendosur shitjen e të gjitha pronave të paluajtshme në pronësi tij, duke përjashtuar njërën prej tyre. Bëhet fjalë […]

Dhjetor 9, 2023 - 19:12
 0
Dalin në shitje pasuritë e paluajtshme të Silvio Berlukonit, arrijnë vlera marramendëse

Vdekja e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi në qershor të këtij viti, bëri që mediat italiane të nxjerrin në pah detaje interesante nga jeta e tij, ku më e përfolura është pasuria marramendëse.

Me vdekjen e ish-kryeministrit, familja Berlusconi ka vendosur shitjen e të gjitha pronave të paluajtshme në pronësi tij, duke përjashtuar njërën prej tyre.

Bëhet fjalë për vilën “Acora”, e cila ka qenë në pronësi të ish-udhëheqësit të Forza Italia.

Sipas familjes së tij, shitja e vilës do të merret parasysh nëse oferta për ta blerë atë, do të jetë e përshtatshme.

Pjesa më e vlefshme e pasurisë së tij është padyshim Villa Certosa , vila gjigante në Costa Smeralda, e cila në vitin 2021 u vlerësua me një vlerë prej 259 milionë eurosh nga studio “Magnano & Partners.

”Në përgjithësi, shumica e pasurive të paluajtshme të Silvio Berlusconit ishin vendosur në administrimin e kompanisë “Dolcedrago” dhe në veçanti brenda kompanisë së pasurive të paluajtshme Idra, e cila kishte ndërtesa dhe toka me vlerë 412 milionë euro.
Gjithashtu brenda së njëjtës kompani janë Villa Grande , një rezidencë luksoze në Appia Antica që i përkiste Franco Zeffirelli dhe Villa Belvedere, në Macherio.

Jashtë “Dolcegrago”, ish-kryeministri italian posedonte prona si  Villa Gernetto , në Brianza, e cila supozohej të bëhej selia e Universitas Libertatis, me vlerë 44.8 milionë euro.

Ndër të tjera, Berlusconi kishte nën zotërim një tokë, vlera e të cilës shkonte në 12 milionë euro, si dhe kinemanë Fiamma në Romë, në zonën e Piazza della Repubblica, me vlerë 4 milionë euro, përfshirë kinemanë King, e cila mbylli dyert e saj në 2022, dy vila në Antigua, Villa Campari në liqenin Maggiore, Villa Due Palme në Lampedusa, 5 apartamente dhe dy garazhe.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.