Dalin pamjet e dhunës nga Asqeri Mandri, që izoloi gruan brenda shtëpisë me kamera

Ky është momenti kur 34-vjeçari Asqeri Mandri përplaset fizikisht me gruan e tij të cilën dyshohet se e mbante të izoluar në banesë dhe e monitoronte me kamera sigurie. Tv Klan ka siguruar pamjet ekskluzive ku siç shihet 34-vjeçari mban në prehër 1 prej 4 fëmijëve të mitur teksa debaton me gruan e tij. Pasi […]

Shkurt 7, 2024 - 09:14
 0
Dalin pamjet e dhunës nga Asqeri Mandri, që izoloi gruan brenda shtëpisë me kamera

Ky është momenti kur 34-vjeçari Asqeri Mandri përplaset fizikisht me gruan e tij të cilën dyshohet se e mbante të izoluar në banesë dhe e monitoronte me kamera sigurie.

Tv Klan ka siguruar pamjet ekskluzive ku siç shihet 34-vjeçari mban në prehër 1 prej 4 fëmijëve të mitur teksa debaton me gruan e tij.

Pasi shkëmben disa fjalë Asqeri Mandri çohet dhe shtyn gruan e tij, e cila gjithashtu i kundërpërgjigjet duke shtyrë 34-vjeçarin.

Mbi dyshimet për dhunë dhe këto pamje filmike, Policia e Tiranës ka vënë në pranga 34-vjeçarin.

“Banesa pas krahëve të mi ishte ambienti ku 34-vjeçari mbante të izoluar dhe nën monitorimin e kamerave gruan e tij dhe 4 fëmijët e mitur”, raporton gazetari i Tv Klan Merin Maçi.

Mandri u kallëzua për dhunë nga bashkëshortja e tij, e cila vetëm disa orë më vonë hodhi poshtë këto akuza.

Sa i takon denoncimit të referuar në polici, e reja tha se nuk ka qenë mirë në momentin që ka bërë kallëzimin.

Pavarësisht këtij qëndrimi, policia ka dyshime se e reja është dhunuar nga bashkëshorti, dhe për këtë thotë se disponon prova mes të cilave dhe pamje filmike që provojnë atë.

34-vjeçari ishte kthyer nga Gjermania vetëm pak ditë më parë, ndërsa kohët e fundit kishte shfaqur shenja xhelozie dhe dyshonte se gruaja e tij e tradhtonte. Këtë version jep edhe nëna e 34-vjeçarit e cila gjithashtu mohon dhunën.

Në harkun kohor të dy javëve ky është rasti i dytë i regjistruar në kryeqytet ku gra e fëmijë izolohen në banesë dhe monitorohen me kamera sigurie. Po për të njëjtën akuzë më 26 Janar u vu në pranga edhe Jetnor Zhabolli.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.