Dalin pamjet nga shpërthimi, momenti kur 4 adoleshentët i vënë zjarrin makinës në Korçë

Vizion Plus ka siguruar pamjet kur katër adoleshentët i vëndosin zjarrin një makine në Korçë. Në video duket edhe momenti nga shpërthimi i

Mars 19, 2024 - 10:55
 0
Dalin pamjet nga shpërthimi, momenti kur 4 adoleshentët  i vënë zjarrin makinës në Korçë

Vizion Plus ka siguruar pamjet kur katër adoleshentët i vëndosin zjarrin një makine në Korçë. Në video duket edhe momenti nga shpërthimi i makinës.

Te rinjtë nuk janë mjaftuar me kaq por kanë djegur edhe një mjet tjetër jo shumë larg mjetit të parë, pronar i se cilës mësohet të jetë shok me pronarin e mjetit të djegur në lagjen 4 të këtij qyteti.

Policia ka identifikuar nëpërmjet kamerave të sigurisë 4 të rinjtë të cilët i ka shoqëruar në komisarat për veprime të mëtejshme.

“Më datë 19.03.2024, rreth orës 02:00, në lagjet nr. 4 dhe 14, Korçë, ka rënë zjarr në automjetet e shtetasve G. C., dhe J. G., ku si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku nga veprimet e para hetimore u identifikuan autorët e dyshuar të ngjarjes. Konkretisht shtetasi K. Sh., 18 vjeç; dy 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet të kenë djegur automjetet pas një konflikti për motive të dobëta, të ndodhur rreth dy javë më parë, me pronarët e automjeteve G. C. dhe J. G.”, njoftoi policia më herët.

Gazetari Tonin Frroku raporton se të rinjtë kanë bërë fjalë me njërin prej drejtuesve të mjeteve të cilin mëngjesin e sotëm i kanë djegur pjesërisht makinën.

Sipas gjyshes së të të dëmtuarit kanë qenë fqinjët ata që i kanë lajmëruar për makinën që po digjej dhe kanë dalë menjëherë me mjete rrethanore dhe kanë bërë të mundur mos përhapjen e flakëve në gjithë automjetin./vizionplus.tv.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.