Dalin pamjet pak pas ekzekutimit të Roan Brahimit në Athinë, sirena policie dhe qytetarë të trembur

Protothema.gr ka publikuar pamje që janë regjistruar vetëm pak minuta pas vrasjes mafioze të Roan Brahimit. 32-vjeçari shqiptar i njohur ndryshe me emrin

Maj 10, 2024 - 14:25
 0
Dalin pamjet pak pas ekzekutimit të Roan Brahimit në Athinë, sirena policie dhe qytetarë të trembur

Protothema.gr ka publikuar pamje që janë regjistruar vetëm pak minuta pas vrasjes mafioze të Roan Brahimit.

32-vjeçari shqiptar i njohur ndryshe me emrin Sidorel Prendi u ekzekutua në mes të Athinës mbrëmë, nga autorë ende të paidentifikuar.

Një ndër pistat që po heton policia është ajo për larje të hesapeve dhe vrasës me pagesë. Nga breshëria e plumbave mbeti e plagosur bashkëshortja e Roanit, Katerina Beqo 37 vjeç.

Siç duket edhe në video në vendngjarje ka sirena alarmi dhe qytetarë të alarmuar nga të shtënat.

 Atentati mafioz ndodhi në një zonë e populluar të Athinës, ku çifti kishte shkuar për të marrë fëmijën.

Të gjitha provat tregojnë se ai po ndiqej nga ekzekutorët, të cilët dyshohen të jenë vrasës me pagesë.

Dëshmitarët thanë se gjithçka ndodhi shumë shpejt.

“Dëgjuam të shtënat, menduam se ishin fishekzjarrë për Pashkë. Kur e kuptuam që diçka ndodhi, vrapuam, pamë makinën të parkuar në cep dhe gruaja e tij bërtiste

“Dëgjova të shtënat, por kisha edhe radion hapur ku thuhej se lojtarët e Olimpiakosit po hynin në stadium dhe pyeta veten ‘a filluan fishekzjarrët që tani?”

Sipas informacioneve të policisë, Brahimi nuk jetonte në Greqi por kishte shkuar për të festuar Pashkët dhe për të kaluar disa ditë me familjen në një shtëpi të marrë me qira.

Roan Brahimi nga fshati Pllanë i Lezhës, është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi ai dyshohet se është i përfshirë në dy ngjarje të rënda: tek vrasja e Brilant Martinajt, kushëri i Ervis Martnajt, dhe në atentatin ndaj Ylli Ibraimajt, ku mbeti i vrarë Klisman Preci.

Edhe në vitin 2021 ai u shpall në kërkim, pasi së bashku me dy të tjerë shkaktuan terror në një lokal në Zejmen të Lezhës. Bashkë me Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozin, ata u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.