DALIN PAMJET! Policia sjell Jamarbër Malltezin nga Rinasi në bllokun e shoqërimit në Tiranë

Ky është momenti kur Jamarbër Malltezi shoqërohet nga forcat e policisë në bllokun e shoqërimit në Komisariatin numër 5 në Tiranë. Ai u shoqërua nga aeroporti i Rinasit ku u arrestua pasditen e kësaj të shtune me urdhër të SPAK. Dhëndri i ish-Kryeministrit Sali Berisha akuzohet për pastrim parash, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit […]

Tetor 21, 2023 - 22:30
 0
DALIN PAMJET! Policia sjell Jamarbër Malltezin nga Rinasi në bllokun e shoqërimit në Tiranë

Ky është momenti kur Jamarbër Malltezi shoqërohet nga forcat e policisë në bllokun e shoqërimit në Komisariatin numër 5 në Tiranë. Ai u shoqërua nga aeroporti i Rinasit ku u arrestua pasditen e kësaj të shtune me urdhër të SPAK. Dhëndri i ish-Kryeministrit Sali Berisha akuzohet për pastrim parash, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.


Për të njëjtën çështje në pranga ka rënë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi.

Gjithashtu, SPAK ka ngritur akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave edhe ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Vetë Berisha në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, i cilësoi akuzat politike. Për Berishën, i vetmi faj që ka Jamarbër Malltezi është se, është dhëndri i tij. Ish-kryeministri theksoi se Malltezi nuk është marrë kurrë në pyetje për asnjë çështje.

“Pikërisht se nuk kanë gjetur dot asnjë shkelje të vetme, nuk kanë guxuar ta thërrasin kurrë në prokurori, por kanë preferuar të shpërndajnë lajme të rreme me gazetarë të keqpërdorur të oborrit qeveritar për gjoja abuzime”, theksoi mes të tjerash Berisha.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.