Dalin para gjykatës 3 shqiptarët që u kapën në shtëpi bari, si u zbulua kanabisi me vlerë 1.5 mln paund

Një vit më parë Policia britanike zbuloi në Osksford një bandë shqiptare e cila kultivonte bimë kanabisi që vlerësohet se kapin vlerën prej

Mars 8, 2024 - 19:00
 0
Dalin para gjykatës 3 shqiptarët që u kapën në shtëpi bari, si u zbulua kanabisi  me vlerë 1.5 mln paund

Një vit më parë Policia britanike zbuloi në Osksford një bandë shqiptare e cila kultivonte bimë kanabisi që vlerësohet se kapin vlerën prej 1.5 millionë paund.

Zbulimi i bandës shqiptare nga autoritetet britanike u bë rastësisht, kur kompania energjitike bëri kontrollin e faturave të zonës.

Pasi kryen kontrollet autoritetet zbuluan në banesat e shqiptarëve 3 laboratorë kanabisi të përshtatur me drita dhe gjithçka tjetër që duhet për kultivimin e lëndëve narkotike.

Shqiptarët e arrestuar të cilët kanë dalë sot para gjykatës janë: Dritan Meta, 43 vjeç, Refik Skepi, 45 vjeç dhe Visar Elezaj, 38 vjeç. Gjyqi është duke u zhvilluar.

Shqiptarët akuzohen për prodhim të lëndëve narkotike nga 1 qershori 2021 deri më 18 gusht 2022. Të gjithë e mohojnë veprën. /vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.