Dallgë deri në 2.5 metër, pezullohet lundrimi i anijeve të transportit dhe peshkarexhave në Vlorë

Moti i keq ka bërë që të pezullohet lundrimi i peshkarexhave dhe anijeve të vogla në gjirin e Vlorës. Për shkak të erës së fortë, dallgët raportohet se arrijnë deri në 2.5 metër lartësi, duke pamundësuar lundrimin e mjeteve të vogla. Po ashtu, anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjere dhe automjete nuk do të […]

Janar 18, 2024 - 10:58
 0
Dallgë deri në 2.5 metër, pezullohet lundrimi i anijeve të transportit dhe peshkarexhave në Vlorë

Moti i keq ka bërë që të pezullohet lundrimi i peshkarexhave dhe anijeve të vogla në gjirin e Vlorës. Për shkak të erës së fortë, dallgët raportohet se arrijnë deri në 2.5 metër lartësi, duke pamundësuar lundrimin e mjeteve të vogla.

Po ashtu, anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjere dhe automjete nuk do të operojnë gjatë kësaj të enjteje sipas destinacioneve deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.

Sipas njoftimit, përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 19.01.2024.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.