Darkuan dhe ikën pa paguar nga restoranti në Berat, mediat italiane: Me “bum”-in e turistëve, në Shqipëri paskan shkuar edhe disa dinakë

Lajmi se disa turistë italianë ishin larguar pa paguar nga një restorant në Berat bëri bujë në mediat shqiptare, ndërsa sot është pasqyruar edhe në mediat në Itali. Gazetat italiane shkruajnë se bumi i turistëve italianë në Shqipëri, mesa duket ka sjellë edhe ata njerëz që kanë “zakone të këqija”. Ky është rasti i një […]

Gusht 17, 2023 - 17:08
 0
Darkuan dhe ikën pa paguar nga restoranti në Berat, mediat italiane: Me “bum”-in e turistëve, në Shqipëri paskan shkuar edhe disa dinakë

Lajmi se disa turistë italianë ishin larguar pa paguar nga një restorant në Berat bëri bujë në mediat shqiptare, ndërsa sot është pasqyruar edhe në mediat në Itali.

Gazetat italiane shkruajnë se bumi i turistëve italianë në Shqipëri, mesa duket ka sjellë edhe ata njerëz që kanë “zakone të këqija”.

Ky është rasti i një grupi turistësh italianë që pasi darkuan në restorant “Guva” në Berat u larguan pa paguar një faturë prej 80 eurosh.

Pronari i restorantit tha se ishte hera e parë që ndodhte, duke shtuar se çmimet e tij janë normale dhe se katër italianët kishin komplimentuar edhe ushqimin”./m.j

Ikën pa paguar nga restoranti në Berat, mediat italiane: Me

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.