DASH reagon për “Belerin”/ “Procesi i rregullt sipas ligjeve të vendit”
Çështja Beleri ka sjellë edhe reagimin e departamenti amerikan të shtetit. Në përgjigje të pyetjeve të korrespodentëve grek në Uashington DASH ka kërkuar
Çështja Beleri ka sjellë edhe reagimin e departamenti amerikan të shtetit. Në përgjigje të pyetjeve të korrespodentëve grek në Uashington DASH ka kërkuar që çështja e kryetarit të zgjedhur te Himarës të ndiqet nga autoritetet shqiptare si një proces i rregullt dhe sipas ligjeve.
“Ne jemi në dijeni të rastit të ndalimit të Fredi Belerit dhe presim që autoritetet shqiptare të ndjekin një proces të rregullt sipas ligjeve të vendit.”
Arrestimi i Fredi Belerit u krye në flagrancë vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit . Ai akuzohet për blerjen e votave, ndërsa çështja ka rikthyer përplasjet mes Athinës dhe Tiranës. Greqia ka paralajmëruar vendosjen se do të pengojë rrugëtimin europian të Shqipërisë.
What's Your Reaction?