Dashnor Sula: Ka ndikime në SPAK, por Altin Dumani edhe nënën e vet e fut në burg!

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka folur në lidhje me punën e prokurorisë së Posaçme (SPAK). Ai u shpreh se ka prokurorë të këtij institucioni që janë pranë mazhorancës, teksa veçoi kreun e SPAK, Altin Dumani, duke thënë se ai është i pakorruptushëm. “SPAK e ka notën 8. Të besoni se i njoh prokurorët, […]

Mars 26, 2024 - 09:40
 0
Dashnor Sula: Ka ndikime në SPAK, por Altin Dumani edhe nënën e vet e fut në burg!

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka folur në lidhje me punën e prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Ai u shpreh se ka prokurorë të këtij institucioni që janë pranë mazhorancës, teksa veçoi kreun e SPAK, Altin Dumani, duke thënë se ai është i pakorruptushëm.

“SPAK e ka notën 8. Të besoni se i njoh prokurorët, ka elementë që janë pranë mazhorancës dhe kanë ndikime, por pjesa më e madhe.

Altin Dumani është i pakorruptueshëm. Ai edhe nënën e vet e fut në burg, ne kuptimin e mirë të fjalës.

Fakti që krimi dhe politike bën kërcënime, do të thotë se janë në rrugën e duhur. E kanë gjetur deri në gjermani një prokuror bandat për ta kërcënuar.

Krimi dhe aktorë të fortë të politikës po mbahen me thonj dhe nuk do t’i shihni më në 5 vitet e ardhshme”, tha Sula ndër të tjera në “Drejt” në “Ora news”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.