“Dashnorët” e Kushtetutës e përdorin ligjin themeltar të shtetit si letër higjienike

Nga Namir Lapardhaja Në fillim thanë që s’e njohim vendimin e SPAK-ut dhe Gjykatës se është antikushtetues (d.m.th., nuk i kishin marrë leje Kuvendit për heqjen e mandatit). Pastaj, kur SPAK-u i çoi kërkesë Kuvendit, duke qenë se u kapën gafil, thanë që ne për këtë po luftonim, ndaj do t’i bindemi si zbatim i […]

Dhjetor 14, 2023 - 19:47
 0
“Dashnorët” e Kushtetutës e përdorin ligjin themeltar të shtetit si letër higjienike

Nga Namir Lapardhaja

Në fillim thanë që s’e njohim vendimin e SPAK-ut dhe Gjykatës se është antikushtetues (d.m.th., nuk i kishin marrë leje Kuvendit për heqjen e mandatit).

Pastaj, kur SPAK-u i çoi kërkesë Kuvendit, duke qenë se u kapën gafil, thanë që ne për këtë po luftonim, ndaj do t’i bindemi si zbatim i Kushtetutës.

Kur u doli dehja nga tronditja e parë, thanë që ne do ta votojmë, por, përpara se ta votojmë, do t’i vëmë disa kushte qeverisë (se ç’punë ka qeveria me këtë punë ec e merre vesh!!).

Pasi u “kthjelltësuan” edhe pak, thanë të bëjmë protesta para Parlamentit.

Kur në protestë s’i vajti kush, paskan çuar kërkesë në Gjykatë Kushtetuese për pezullim të vendimit të SPAK-ut.

Me një fjalë, “dashnorët” e Kushtetutës e përdorin ligjin themeltar të shtetit si letër higjienike.

Nuk e çuan në Kushtetuese kur duhej çuar vendimi i parë i SPAK-ut (meqenëse aty kishte edhe ndonjë dritëhije ambiguiteti), por çojnë këtë që pikërisht nuk ka asnjë dilemë/diskutim që masa e SPAK-ut dhe kërkesa ndaj Kuvendit është në përputhje të plotë me Kushtetutën.

“Revolucioni” kërkon kohë se mendon që me kalimin e saj kjo që po ndodh do t’i shndërrohet në ëndërr dhe do zgjohen nga gjumi.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.