Dasma kthehet në tragjedi në Itali, shembet tavani i restorantit! Plagosen 64 persona, 5 prej tyre në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pistoia të Italisë ku 64 dasmorë kanë mbetur të plagosur pas shembjes së tavanit të restorantit.

Janar 13, 2024 - 23:07
 0

Ansa raporton se dasma po mbahej në një ish-manastir të shndërruar në restorant.

5 nga 64 të plagosurit raportohet të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë.

Forca të shumta policore dhe të ndihmës së shpejtë shkuan në vendngjarje. Të plagosurit janë dërguar nëpër disa spitale të zonës. Mes të plagosurve ka edhe fëmijë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.