Davies kërkesa të “frikshme”, Bayern mund ta humbasë në verë

Real Madridi është një hap larg Alphonso Davies, mbrojtësi i majtë nuk do të rinovojë kontratën me Bayern Munich, e cila skadon në

Shkurt 26, 2024 - 20:40
 0
Davies kërkesa të “frikshme”, Bayern mund ta humbasë në verë

Real Madridi është një hap larg Alphonso Davies, mbrojtësi i majtë nuk do të rinovojë kontratën me Bayern Munich, e cila skadon në vitin 2025 dhe mbetet të shihet nëse kanadezi do t’i bashkohet Los Blancos këtë verë apo atë të ardhshmen.

Bisedimet për rinovimin e marrëveshjes së tij nuk janë ndalur plotësisht, aq sa menaxheri i lojtarit dhe drejtori sportiv i bavarezëve janë takuar së fundmi, por distanca mes ofertës dhe kërkesës është vërtet e madhe.

Sipas asaj që raportohet nga Bild, mbrojtësi i krahut do të kishte kërkuar një rritje të pagës deri në 20 milionë euro bruto në sezon, të cilën klubi nuk ka ndërmend ta mbështesë.

Ai aktualisht merr pak më shumë se 10 milionë bruto në vit, rreth 7 milionë të ardhura fikse dhe 3.5 milionë bonuse, dhe dyfishi duket se është shumë për politikën e Bayern Munich, që ka qenë gjithmonë shumë i kujdesshëm për të mos shpenzuar shuma të tepruara për paga.

Megjithatë, fjala e fundit nuk është thënë. Marca beson se Davies mund të shitet për një shumë prej 40 deri në 50 milionë euro

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.