De Ligt harron “pleshtin”, “tulipani” nxjerr Messi-n në “pension”

Një përgjigje nga Matthij de Ligt rrezikon të krijojë polemika në Argjentinë. Mbrojtësi i Bayernit të Mynihut mori pjesë së bashku me shokët e tjerë të skuadrës në një lojë të shpërndarë nga klubi bavarez përmes kanaleve zyrtare. “Me kë nga ish-lojtarët do të kishit dashur të luanit?”, ishte pyetja e klubit. Dhe përgjigja e [...]Read More...

Shtator 29, 2023 - 18:20
 0
De Ligt harron “pleshtin”, “tulipani” nxjerr Messi-n në “pension”

Një përgjigje nga Matthij de Ligt rrezikon të krijojë polemika në Argjentinë. Mbrojtësi i Bayernit të Mynihut mori pjesë së bashku me shokët e tjerë të skuadrës në një lojë të shpërndarë nga klubi bavarez përmes kanaleve zyrtare.

“Me kë nga ish-lojtarët do të kishit dashur të luanit?”, ishte pyetja e klubit. Dhe përgjigja e ish-lojtarit të Juventusit tashmë po shkakton diskutime deri në Amerikën e Jugut.

Qendërmbrojtësi holandez, në fakt, është përgjigjur: “Me Lionel Messin”, duke harruar se “pleshti” është ende një futbollist aktiv dhe po bën diferencën në MLS, tek Inter Miami.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.