Debati i kandidatëve presidencialë, Bujar Osmani dhe Arben Taravari në përballje televizive

Në Maqedoninë e Veriut është hapur zyrtarisht fushata për zgjedhjet presidenciale. Kandidatët shqiptarë, Arben Taravari dhe Bujar Osmani, janë përballur për herë të

Prill 5, 2024 - 17:40
 0
Debati i kandidatëve presidencialë, Bujar Osmani dhe Arben Taravari në përballje televizive

Në Maqedoninë e Veriut është hapur zyrtarisht fushata për zgjedhjet presidenciale. Kandidatët shqiptarë, Arben Taravari dhe Bujar Osmani, janë përballur për herë të parë në një debat televiziv ku prezantuan programet e tyre. Taravari tha se programi i tij përbëhet nga katër shtylla, ndërsa vendimtar sipas tij është integrimi i vendit në BE.

“Sipas meje Maqedonia gjendet në një udhëkryq, i cili është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e shtetit pasi jemi në një krize të trefishtë, krizë ekonomike, politiko-kushtetuese si dhe një krizë etike dhe morale. Si president i vendit do të mundohem të bëj gjithçka që është në fuqinë time për të zhvilluar rrugën europiane të Maqedonise. Bazohem ne 4 shtylla kryesore e para është integrimi në BE, e dyta është siguria , e treta është shteti i së drejtë s dhe e katërta është demokracia konsensuale. Maqedonia duhet të nisi negociatat në BE”, tha Taravari.

Ndërsa kandidati i “Frontit evropian” deklaroi se nëse zgjidhet president, angazhimi i tij kryesor do të jetë ndryshimi i rolit te presidentit.

“Dua që në rolin e presidentit të rrumbullakësoj ëndrrën më të madhe të qytetarëve tanë për integrim në BE. Programi bazohet në 3 shtylla kryesore. Në një, presidenti si busull orientimi gjeostrategjik për shkak se tek ne roli i presidentit është i limituar, presidenti duhet të jetë zëri i arsyes, nën dy presidenti si ind lidhës i narrativeve politike dhe etnike dhe presidenti si kreator i konsensusit shtetëror”, tha Osmani.

Gjatë 20 ditëve të ardhshme, 7 kandidatët në garë në Maqedoninë e Veriut do të shpalosin programet e tyre.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.