Debati i plotë/ “Do vish pimë një kafe, po bëhesh si ky(Berisha)?” Bardhi-Bashës: Unë s’jam hipokrit, të hedh zgupthi

Një debat jashtë kamerave ka ndodhur në fund të seancës mes deputetit Lulzim Basha dhe kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi. Fillimisht ka qenë Basha ai që ftoi në kafe deputetin Bardhi, mirëpo ky i fundit e refuzoi e madje i tha se nuk është hipokrit. Më tej, Basha e krahasoi Bardhin me Berishën, por […]

Shtator 4, 2023 - 15:45
 0
Debati i plotë/ “Do vish pimë një kafe, po bëhesh si ky(Berisha)?” Bardhi-Bashës: Unë s’jam hipokrit, të hedh zgupthi

Një debat jashtë kamerave ka ndodhur në fund të seancës mes deputetit Lulzim Basha dhe kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi. Fillimisht ka qenë Basha ai që ftoi në kafe deputetin Bardhi, mirëpo ky i fundit e refuzoi e madje i tha se nuk është hipokrit.

Më tej, Basha e krahasoi Bardhin me Berishën, por nuk mbeti pa përgjigje. Bardhi i tha se veprimi për të çuar shkresën ku thuhet se ishte kryetar grupi, ishte hipokrizi.

BISEDA MES TYRE:

Basha: Do pijmë një kafe pas seancës?
Bardhi: Çfarë të themi? Unë nuk jam hipokrit, ato që kam patur t’ i kam thënë publikisht.
Basha: Po mos rri kështu, qesh pak
Bardhi: Të thashë edhe një herë, nuk jam hipokrit si ti që të qesh. Unë e marr seriozisht atë qe bëj.
Basha: Po bëhesh si ky që po flet (po fliste berisha)
Bardhi: Si ai je bërë ti, ti kujton se jemi të gjithë si kjo (tregon nje deputete që mbështet Bashën). Nuk e bën dot me mua, une të hedh zgupthi.
Basha: Po dil fol si kryetar grupi ti
Bardhi: Kjo është hipokrizi, ke çuar shkresën dhe më thua të flas si kryetar grupi.
Nderhyn Tabaku: Mos e bëni këtu debatin se po tërheqim vëmendjen.

(I Drejtohet Bashës): Po shkresën pse e çove? E ke çuar dhe statutin në gjykatë?
Basha: Nuk e di, nuk po merrem une me këtë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.