Dëbimi masiv i stafit të ambasadës: 22 diplomatë rusë largohen nga Moldavia

Sipas zyrtarëve moldavë pas përkeqësimit të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Moldavisë, 22 diplomatë rus janë larguar nga kryeqyteti Kishinjev, Moldavi. Zyrtarët moldavë deklaruan se reduktimi i stafit në Ambasadën e Rusisë nga 80 persona në 25, do të krijojë barazi me numrin e stafit që ka Ambasada e Moldavisë në Moskë. Presidentja e Moldavisë, Maisa […]

Gusht 14, 2023 - 22:33
 0
Dëbimi masiv i stafit të ambasadës: 22 diplomatë rusë largohen nga Moldavia

Sipas zyrtarëve moldavë pas përkeqësimit të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Moldavisë, 22 diplomatë rus janë larguar nga kryeqyteti Kishinjev, Moldavi.

Zyrtarët moldavë deklaruan se reduktimi i stafit në Ambasadën e Rusisë nga 80 persona në 25, do të krijojë barazi me numrin e stafit që ka Ambasada e Moldavisë në Moskë.

Presidentja e Moldavisë, Maisa Sandu, ka dënuar pushtimin Rus, e cila kritikoi edhe Moskën e cila po tenton ta destabilizojë shtetin e saj. Mediat moldave kanë publikuar video ku shihen dy autobusë duke u larguar nga Ambasada ruse në drejtim të aeroportit.

Ministria e Jashtme e Moldavisë i ka kërkuar Rusisë prej muajit të kaluar që ta kufizojë prezencën e saj në ambasadën në Kishinjev, duke i përmendur shqetësimet për tentimet e dyshuara të Rusisë për ta destabilizuar Moldavinë, e cila kufizohet me Rumaninë dhe Ukrainën.

Një burim i agjencisë së lajmeve Reuters në aeroportin e Kishinjevit, deklaroi se stafi i ambasadës është nisur drejt qytetit rus Soçi për të vazhduar më pas në Moskë. Më shumë se 23 pjesëtarëve të stafit mbështetës dhe familjarëve u është kërkuar që të largohen bashkë me diplomatët.

Ministria e Jashtme e Rusisë deklaroi se ky hap “armiqësor” i Kishinjevit do të ketë pasoja në marrëdhëniet ruso-moldave. Kishinjevi e ka distancuar veten nga Moska, prej kur Sandu ka ardhur në pushtet, më 2020./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.