Dëboi CR7 nga “Old Trafford”, përjashtoi edhe Sancho-n, drejtuesit e United marrin vendimin për Ten Hag

Erik ten Hag është kthyer në një figurë shumë kontroverse në shtëpinë e Man.United. Tekniku holandez ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për disa vendime të forta që ka marrë në krye të “djajve të kuq”. Ten Hag i shpalli luftë C.Ronaldo-s dhe doli fitues, me yllin portugez që u largua nga “Old Trafford”. […]

Shtator 29, 2023 - 10:10
 0
Dëboi CR7 nga “Old Trafford”, përjashtoi edhe Sancho-n, drejtuesit e United marrin vendimin për Ten Hag

Erik ten Hag është kthyer në një figurë shumë kontroverse në shtëpinë e Man.United. Tekniku holandez ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për disa vendime të forta që ka marrë në krye të “djajve të kuq”. Ten Hag i shpalli luftë C.Ronaldo-s dhe doli fitues, me yllin portugez që u largua nga “Old Trafford”. Situata të ngjashme e kanë shoqëruar shpesh gjatë aventurës së tij, e fundit është çështja “Sancho”, teksa e ka dërguar sulmuesin tek ekipi i të rinjve.

Pavarësisht këtyre ngjarjeve, sigurisht rezultateve jo brilante, drejtuesit e Man.United kanë shumë besim te Ten Hag, madje janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë të re, aktualja përfundon në 2025.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.