‘Dëgjoni lutjen time’/ Leja për betimin si kryebashkiak, zbardhet kërkesa e Belerit për Kushtetuesen: Më është cënuar e drejta

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar përshpejtimin e vendimit nga ana e kësaj gjykate të kërkesës së tij në lidhje me betimin. “Ju drejtohem Ju që jeni gardianët e Kushtetutës, që të dëgjoni lutjen time dhe të banorëve të Himarës për caktimin […]

Shkurt 12, 2024 - 16:45
 0
‘Dëgjoni lutjen time’/ Leja për betimin si kryebashkiak, zbardhet kërkesa e Belerit për Kushtetuesen: Më është cënuar e drejta

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar përshpejtimin e vendimit nga ana e kësaj gjykate të kërkesës së tij në lidhje me betimin.

“Ju drejtohem Ju që jeni gardianët e Kushtetutës, që të dëgjoni lutjen time dhe të banorëve të Himarës për caktimin e një date sa më të shpejtë të gjykimit të kërkesës time, duke parë që ka kaluar kohë e gjatë prej 1 viti që pushteti qendror ka cenuar të drejtën e zgjedhjeve në Himarë”, thuhet midis të tjerash në kërkesë.

Kërkesa e Belerit vjen pak ditë, pasi Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese tha gjatë një konferencë për mediat se nuk kishin kërkesë nga palët për përshpejtim të procesit./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.