Del autopsia, çfarë e shkaktoi vdekjen e dy shqiptarëve në Itali

“Nuk i kishin lidhur rripat e sigurimit dhe kishin pirë alkool dhe substanca psikotrope, ndoshta hashash dhe marihuanë”. Ky ishte rezultati i autopsisë

Janar 2, 2024 - 10:04
 0
Del autopsia, çfarë e shkaktoi vdekjen e dy shqiptarëve në Itali

“Nuk i kishin lidhur rripat e sigurimit dhe kishin pirë alkool dhe substanca psikotrope, ndoshta hashash dhe marihuanë”. Ky ishte rezultati i autopsisë për vdekjen e tre të rinjve, dy shqiptarëve Altin Hoti, i cili ishte edhe shoferi i makinës, Egli Gjeci dhe vajza italiane Guilia Di Tillio, raporton Corriere della Serra.

Autopsia konstatoi menjëherë se tre të rinjtë vdiqën nga mbytja, por prokuroria e Pordenones kërkoi një raport shtesë për të verifikuar praninë ose jo të substancave alkoolike dhe drogave në gjakun e të treve.

BMW-ja me të cilën po udhëtonin tre të rinjtë natën e 8 dhjetorit ishte me shpejtësi të madhe. Dëshmitarë thanë se makina vijoi drejt në një kthesë, duke marrë para barrierën e urës dhe përfundoi në lumë. Altin Hoti vetëm 6 muaj më parë humbi vëllain e tij të vogël Admir Hoti në një aksident me makinë. Ai ishte vetëm 18 vjeç./vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.