“Delta e lumit Jance drejt zhvillimit të integruar”

Si një nga zonat më aktive, më të hapura dhe më inovative në Kinë, Delta e Lumit Jance ka tërhequr investitorët botërorë me epërsitë e saj të shumta, si zinxhiri i plotë industrial, burimet e pasura të talenteve dhe një mjedis i sigurt biznesi. Të enjten, në një simpozium mbi thellimin e zhvillimit të integruar […]

Dhjetor 1, 2023 - 11:52
 0
“Delta e lumit Jance drejt zhvillimit të integruar”

Si një nga zonat më aktive, më të hapura dhe më inovative në Kinë, Delta e Lumit Jance ka tërhequr investitorët botërorë me epërsitë e saj të shumta, si zinxhiri i plotë industrial, burimet e pasura të talenteve dhe një mjedis i sigurt biznesi.

Të enjten, në një simpozium mbi thellimin e zhvillimit të integruar të Deltës së Lumit Jance, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping theksoi që, në rrugën për modernizimin e stilit kinez, duhet të bëhen përpjekje për arritur përparime të reja në zhvillimin e integruar, si edhe në forcimin e rolit drejtues dhe shembullor të kësaj zone.

Sipas një raporti të publikuar nga Akademia e Shkencave Shoqërore e Shangait, nga viti 2018 deri më 2022, GDP-ja e Deltës së Lumit Jance u rrit me një normë mesatare vjetore rreth 5.5 %, duke zënë 24 % të vëllimit të përgjithshëm kombëtar. Numri i qyteteve në këtë zonë me GDP mbi një trilion juanë është rritur nga 6 në 8, duke përbërë afro një të tretën e numrit të përgjithshëm të qyteteve të tilla në Kinë.

Xi bëri thirrje që Delta e Lumit Jance të promovojë me gjallëri hapjen me nivel të lartë dhe të shtojë bashkëpunimin ndërrajonal në inovacionin tekniko-shkencor dhe industrial shkruan CMG.

Sipas planit 3-vjeçar të veprimit për krijimin e një mjedisi biznesi të klasit botëror në Deltën e Lumit Jance, deri në vitin 2025 kjo zonë do të eliminojë gradualisht barrierat administrative, do të ulë ndjeshëm kostot e transaksioneve dhe do ta ngrejë konkurrueshmërinë ndërkombëtare të mjedisit të vet të biznesit në nivel të përparuar botëror.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.