Demokratët përplasen edhe në WhatsApp! Basha “fshin” Gaz Bardhin dhe disa të tjerë! Çupi e Korreshi bëjnë “left group”

Përplasja brenda Partise Demokratike është shtrirë edhe në grupet e komunikimit në WhatsApp. Kreu i PD Lulzim Basha nëpërmjet sekretarit për koordinimin dixhital ka hequr nga grupi i Chat-it Gazment Bardhin, nenkryetarin e demokrateve te drejtuar nga Sali Berisha, Oerd Bylykbashi, deputetin Tritan Shehu e disa te tjere. Shkak është bërë mesazhi i Gazment Bardhit, […]

Shtator 17, 2023 - 20:17
 0
Demokratët përplasen edhe në WhatsApp! Basha “fshin” Gaz Bardhin dhe disa të tjerë! Çupi e Korreshi bëjnë “left group”

Përplasja brenda Partise Demokratike është shtrirë edhe në grupet e komunikimit në WhatsApp.

Kreu i PD Lulzim Basha nëpërmjet sekretarit për koordinimin dixhital ka hequr nga grupi i Chat-it Gazment Bardhin, nenkryetarin e demokrateve te drejtuar nga Sali Berisha, Oerd Bylykbashi, deputetin Tritan Shehu e disa te tjere.

Shkak është bërë mesazhi i Gazment Bardhit, i cili në cilesinë e kryetarit të grupit parlamentar ka njoftuar deputetet demokrate në grupin e WhatsApp se mbledhja e grupit të PD do të jetë të marten në orën 12.00.

Ky mesazh është fshire nga Endri Hasa dhe me pas po Endri Hasa e ka hequr nga chat-grupi i deputeteve Gazment Bardhin dhe deputetet e tjerë si dhe u ka bllokuar deputeteve që kanë mbetur te drejten per te shkruar në këtë grup.

Si pasoje disa deputete demokrate si Dhurata Çupi e Saimir Koreshi jane larguar nga grupi.

Të enjten Lulzim Basha njoftoi se kryetare e grupit parlamentar të PD do të jetë Flutura Acka. Por sot Bashen e mbeshtesin vetem 10 deputete të PD, 41 te tjere janë në krah te liderit historik Sali Berisha dhe kreut te grupit Gazment Bardhi.

/a.r

Demokratët përplasen edhe në WhatsApp! Basha “fshin” Gaz Bardhin dhe disa të tjerë! Çupi e Korreshi bëjnë "left group"

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.