Demonstra jashtë zyrave të televizionit italian, 10 të lënduar
ITALI – Të paktën 200 aktivistë janë përplasur me policinë ditën e sotme jashtë zyrave dhe studiove të transmetuesit publik italian Rai në
ITALI – Të paktën 200 aktivistë janë përplasur me policinë ditën e sotme jashtë zyrave dhe studiove të transmetuesit publik italian Rai në Napoli.
Policia përdori armë trullosëse kur protestuesit u përpoqën të varnin parulla në hyrjen lokale të televizionit italian.
Pesë protestues dhe pesë policë kanë mbetur të plagosur, gjendja e të cilëve nuk konsiderohet alarmante.
“Stop gjenocidit në Gaza”
Pjesëmarrësit në mobilizim theksuan se janë “kundër qëndrimit censurues të Rait, në lidhje me gjenocidin në Gaza”.
Përveç kësaj, ata kundërshtojnë qëndrimin e mbajtur nga televizioni publik italian në festivalin e fundit të këngës në Sanremo, ku dy pjesëmarrës kërkuan një “armëpushim të menjëhershëm” dhe “fundin e gjenocidit”, duke nxitur reagimin e menjëhershëm të ambasadorit të Izraelit në Itali./vizionplus.tv
What's Your Reaction?