Dëmtohet segmenti që lidh Klosin me Rrugën e Arbrit, policia: Lëvizjet drejt Tiranës nga aksi i vjetër Klos-Burrel-Ulëz

Policia Rrugore Dibër njofton se për shkak të reshjeve të dendura të shiut, në dalje të qytetit të Klosit, nyja që lidh qytetin me rrugën e Arbrit, si pasojë e pranisë së dendur të ujit, një pjesë e kësaj rruge ka pësuar dëmtime dhe për këtë arsye është bërë devijimi i lëvizjes së mjeteve që […]

Nëntor 3, 2023 - 20:30
 0
Dëmtohet segmenti që lidh Klosin me Rrugën e Arbrit, policia: Lëvizjet drejt Tiranës nga aksi i vjetër Klos-Burrel-Ulëz

Policia Rrugore Dibër njofton se për shkak të reshjeve të dendura të shiut, në dalje të qytetit të Klosit, nyja që lidh qytetin me rrugën e Arbrit, si pasojë e pranisë së dendur të ujit, një pjesë e kësaj rruge ka pësuar dëmtime dhe për këtë arsye është bërë devijimi i lëvizjes së mjeteve që lëvizin nga Klosi për në Tiranë.

“Qytetarët e bashkisë Klos dhe Mat, që duan të lëvizin në drejtim të Tiranës deri në pastrimin e rrugës nga firma kontraktore do të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz. Patrullat e Policisë Rrugore janë në gatishmëri, për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve në rast nevoje për ndihmë dhe për të menaxhuar trafikun rrugor.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e automjeteve që të moderojnë shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera në rrugë, për çdo rast nevoje për ndihmë, drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët të telefonojnë numrin pa pagesë 112”, njofton policia./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.