Denaj takim me donatorët e huaj: Kontributi i partnerëve shumë i rëndësishëm për bujqësinë

Kontributi i donatorëve të huaj në sektorin e bujqësisë është i një rëndësie të veçantë për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, zhvilloi një takim me donatorët e huaj në këtë fushë si, Andrea Ferrero, kreu i Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri, përfaqësues të […]

Mars 7, 2024 - 18:30
 0
Denaj takim me donatorët e huaj: Kontributi i partnerëve shumë i rëndësishëm  për bujqësinë

Kontributi i donatorëve të huaj në sektorin e bujqësisë është i një rëndësie të veçantë për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, zhvilloi një takim me donatorët e huaj në këtë fushë si, Andrea Ferrero, kreu i Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri, përfaqësues të tjerë të Delegacionit, përfaqësues të Ambasadës gjermane, dhe partnerë të tjerë në Shtëpinë e Europës.

Në fjalën e saj në këtë takim Ministrja Denaj u shpreh, se jemi dakordësuar për intensifikimin dhe koordinimin për të adresuar nevojat e sektorit bujqësor të Shqipërisë dhe bashkëpunimin me partnerët europianë.

Denaj theksoi se, “kjo marrëdhënie e ngushtë do të ndihmojë në tërheqjen e më shumë projekteve për avancimin e bujqësisë shqiptare në procesin e integrimit në BE dhe plotësimin e nevojave për të rritur investimet në infrastrukturë, siguri ushqimore, si dhe për të mbështetur aksesin e fermerëve të vegjël në financë dhe rritur konkurrueshmërinë në tregjet ndërkombëtare”./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.