Dendias i përgjigjet presidentit turk: Konventa ndërkombëtare i ka përcaktuar qartë ujërat e Egjeut

Ministri i Mbrojtjes greke, Nikos Dendias i ka dërguar një mesazh presidentit turk, në përgjigje të deklaratave të këtij të fundit mbi marrëdhëniet

Dhjetor 6, 2023 - 12:50
 0
Dendias i përgjigjet presidentit turk: Konventa ndërkombëtare i ka përcaktuar qartë ujërat e Egjeut

Ministri i Mbrojtjes greke, Nikos Dendias i ka dërguar një mesazh presidentit turk, në përgjigje të deklaratave të këtij të fundit mbi marrëdhëniet mes dy vendeve. Dendias në fjalën e tij gjatë një aktivitet deklaroi se konventa ndërkombëtare e ka përcaktuar qartë ndarjen e territorit në ujërat e Egjeut.

 

“Arkipelagu ishte historikisht djepi i helenizmit. Traktati i Lozanës së bashku me Traktatet e Montreux, Paris dhe UNCLOS, konventa ndërkombëtare për të drejtën e detit kanë përcaktuar qartë dhe saktë ujërat e Egjeut. Sigurisht që ka një çështje të shelfit kontinental që mund të diskutohet”, ishte qëndrimi i tij.

 

Ky mesazh erdhi pas deklaratës të Erdogan ku theksoi se nuk duhet lënë asnjë problem pas, kur bëhet fjalë për thirrje ndërkombëtare dhe se shelfi ndërkombëtar duhet zgjidhur.

 

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan do të mbërrijë në Greqi në një vizitë të papritur, pas shumë vitesh tensione dhe marrëdhënie jo të mira mes dy vendeve.

 

Së bashku me Erdogan do të fluturojnë për në Athinë edhe një pjesë e kabinetit të tij për të vijuar me atë që po quhet ‘axhenda pozitive’ e cila pritet të sheshojë njëherë e mirë ulje-ngritjet e marrëdhënieve mes tyre.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.