Dënohet me 12 vite burg shqiptari që tentoi të djegë gruan me benzinë

Drejtësia greke ka dënuar me 12 vite burg një 52-vjeccar shqiptar, i cili akuzohej për tentativë vrasjeje. Sipas asaj që shkruajnë mediat helene

Prill 16, 2024 - 17:25
 0
Dënohet me 12 vite burg shqiptari që tentoi të djegë gruan me benzinë

Drejtësia greke ka dënuar me 12 vite burg një 52-vjeccar shqiptar, i cili akuzohej për tentativë vrasjeje.

Sipas asaj që shkruajnë mediat helene shqiptari ka tentuar të djegë ish bashkëshorten e tij teksa po dilte nga makina me djalin e tyre 17 vjeçar, ngjarje e ndodhur në vitin 2022.

Pasi ajo ka dalë nga makina, ai i ka hedhur benzinë duke e kërcënuar se do ta djegë. Ai ka pretenduar se nuk kishte ndërmend që t’i vinte flakën ish gruas por kjo e fundit ka thënë se i është afruar teksa mbante kapuç dhe doreza si edhe dy çakmakë në duar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.