Dënohet me 3 vite burgim shqiptari që tregtonte drogë në Zvicër

Një shqiptar është dënuar me tre vite burgim në Zvicër, pasi akuzohet për tregti të lëndëve narkotike. Mediat zviceriane bëjnë me dije se

Mars 14, 2024 - 21:25
 0
Dënohet me 3 vite burgim shqiptari që tregtonte drogë në Zvicër

Një shqiptar është dënuar me tre vite burgim në Zvicër, pasi akuzohet për tregti të lëndëve narkotike.

Mediat zviceriane bëjnë me dije se shqiptari kishte hyrë ne vend në vitin 2022 për të shitur drogë.

“Sipas aktgjykimit të Gjykatës zviceriane shqiptari shkoi qëllimisht në Zvicër për të shitur drogë. Pas mbërritjes në Zvicër, ai u njoh në ditët e para me tregtarët e drogës dhe zonat ku shitej lënda narkotike nga një shqiptar”, shkruajnë mediat vendase.

Shqiptari arriti të shiste në total 800 gram kokainë dhe pothuajse 200 gram heroinë në Zvicër e deri sa u arrestua. Gjatë trafikimit të drogës ai arriti të siguronte rreth 95.000 franga zviceriane./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.