Dënohet me burg 70-vjeçari rus, drejtues i organizatës së vlerësuar me Nobel

Oleg Orlov , një nga krerët e organizatës Memorial për mbrojtjen e të drejtave të njeriut , u dënua nga një gjykatë në Moskë me dy vjet

Shkurt 27, 2024 - 11:55
 0
Dënohet me burg 70-vjeçari rus, drejtues i organizatës së vlerësuar me Nobel

Oleg Orlov , një nga krerët e organizatës Memorial për mbrojtjen e të drejtave të njeriut , u dënua nga një gjykatë në Moskë me dy vjet e gjysmë burg për “shpifje ndaj forcave të armatosura ruse”, në një ndjekje dhe gjyq politik, sipas vëzhguesit ndërkombëtarë.

Oleg Orlov, 70 vjeç, ishte për dy dekada një drejtues i lartë i organizatës Memorial, së cilës iu dha Çmimi Nobel i Paqes 2022 , një vit pasi funksionimi i saj u ndalua dhe u shpërbë nga regjimi rus.

Sipas organizatës Memorial, Oleg Orlov u vu në pranga gjatë gjykimit të tij dhe gjykata urdhëroi burgimin e tij të menjëhershëm.

Ndjekja penale e tij u bazua në një artikull që ai shkroi në vitin 2022, në të cilin ai denonconte se Rusia nën Vladimir Putin  ka zbritur në fashizëm.

Ai fillimisht u dënua me një gjobë prej 150 mijë rubla, por u urdhërua një rigjykim dhe prokurorët kërkuan një dënim me burg prej 2 vjet e 11 muaj./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.