Denoncimi/ Urdhri i Farmacistit: Mjekët diktojnë pacientët ku të blejnë barnat

Me dhjetëra pacientë dalin çdo ditë nga dyert e mjekëve specialistë apo të familjes me receta në të cilat përshkruhen barna të ndryshme mbi bazë të diagnozës. Urdhri i Farmacistit denoncon se në mënyrë abuzive mjekët përdorin emrin tregtar të barit dhe jo emrin e përgjithshëm të tij, duke favorizuar kështu kompanitë që duan. “Në […]

Tetor 31, 2023 - 16:35
 0
Denoncimi/ Urdhri i Farmacistit: Mjekët diktojnë pacientët ku të blejnë barnat

Me dhjetëra pacientë dalin çdo ditë nga dyert e mjekëve specialistë apo të familjes me receta në të cilat përshkruhen barna të ndryshme mbi bazë të diagnozës.

Urdhri i Farmacistit denoncon se në mënyrë abuzive mjekët përdorin emrin tregtar të barit dhe jo emrin e përgjithshëm të tij, duke favorizuar kështu kompanitë që duan.

“Në jo pak raste megjithëse është dhënë e njëjta molekulë me atë që është e përshkruar, por nuk është respektuar firma farmaceutike e pasqyruar në recetë, kolegët më kanë referuar se kanë pasur kthim të recetës madje deri aty arrihet të cenohet aspekti profesional sa i thuhet pacientit shko merri dhe na i sill t’i kontrollojmë. Në të shumtën e rasteve ky lloj verifikimi ka qenë si rezultat i një bashkëpunimi të vendosur nga kompani farmaceutike me mjekët për të favorizuar përshkimin e barit që ata distribuojnë,” – tha Diana Toma, presidente e Urdhrit të Farmacistit.

Ajo shkon edhe më tej, teksa denoncon që disa mjekë në mënyrë abuzive drejtojnë pacientin edhe në farmacinë që duhet t’i marrin këto barna.

“Jo në pak raste korruptive ne gjejmë emra farmacish të shkruara mbi receta apo DPD kur takohemi me personelin e importues-shpërndarje të cilët bëjnë dhe promocion të barnave që fusin, na përcillet informacioni se shiko ky mjek na ka thënë se preferenciale ka këto farmaci dhe barnat që ai dëshiron të gjenden në këto farmaci. Ajo është e paligjshme,” – u shpreh Toma.

Farmacistët kanë denoncuar se tjetër problem me recetën është e mënyra e shkrimit, në jo pak raste përdorimi i emrave tregtar është interpretuar gabim për shkak të shkrimit të paqartë të mjekut, ndaj edhe ata kërkojnë që ketë një format të përcaktuar për recetën ku të përshkruhet molekula e barit dhe jo emri tregtar./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.