Deputetet të mbajnë me vete një gotë miell, vezë apo kos për Nokën me shokë

Nga Alba Malltezi Jo vetëm që nuk ka një pendim të politikanit Flamur Noka për agresivitetin verbal dhe fizik ndaj koleges në komisionin parlamentar të medias, por, krekosja e tij nëpër studio televizive, ku gazetarë të trembur nga kushedi se çfarë as nuk guxuan t’i përmendin arsyet e nervozizmit të tij ekstrem, e intervistonin apo […]

Janar 18, 2024 - 18:55
 0
Deputetet të mbajnë me vete një gotë miell, vezë apo kos për Nokën me shokë

Nga Alba Malltezi

Jo vetëm që nuk ka një pendim të politikanit Flamur Noka për agresivitetin verbal dhe fizik ndaj koleges në komisionin parlamentar të medias, por, krekosja e tij nëpër studio televizive, ku gazetarë të trembur nga kushedi se çfarë as nuk guxuan t’i përmendin arsyet e nervozizmit të tij ekstrem, e intervistonin apo bashkëbisedonin me të sikur të kishin në tavolinë një politikan të qytetëruar dhe korrekt.

Atëherë, në kushtet kur kemi një opinion publik elitar të padenjë për të kërkuar llogari ndaj kujt bullizon dhe kërcënon jo vetëm Flutura Açkën dje, por një sistem të tërë shtetëror dhe shoqëror që “guxon” t’i kritikojë apo të mos mendojë njësoj, dikush duhet të mendojë të mbrohet vetë dhe ka disa metoda të thjeshta për këtë:

Deputet sidomos, të cilave një bullizues si Flamur Noka iu afrohen disa centimetra afër vetëm e vetëm se nuk i ka frikë fizikisht, duhet të mbajnë me vete ato gjëra që të vogla na i jepnin në dorë për të luajtur gjyshet: miell, vezë ose kos. Kështu, nëse ndonjë Nokë apo i ngjashëm afrohet më shumë nga sa e lejon etika e komunikimit me këdo që nuk ekziston konfidenca familjare apo shoqërore, një spërkatje e shpejtë është e këshilluar. Pak miell, një kokërr vezë e freskët, edhe një gotë kos në kokë do t’i  bënte mirë performancës “maçiste” të politikanit që nuk ka asgjë të përbashkët me qëllimet për zhvillim dhe qytetërim që kanë shumë prej nesh.

Edhe pastat e pastiçerive tona më të mira nuk do të ishin keq për t’ua vulosur krekosjen, edhe pse nuk e di a do të vlente të harxhoje një të shijshme të Rekës, Venecias, Mon Cherie apo Le Bon, në kokën e pagdhendur të një politikani që qytetarinë, mirësjelljen, logjikën, faktet, zotërillëkun e ka harruar diku, në ndonjë vend të paidentifikuar, ku do ta ketë të vështirë dhe do t’I duhet shumë kohë ta gjejë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.