Deputeti gjerman i përgjigjet Vuçiç-it: Vrasja e njerëzve është krim i tmerrshëm

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut Gjerman, Michael Roth, i është kundërpërgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke i thënë se vrasja e e njerëzve është krim i tmerrshëm. Ai i bëri thirrje Vuçiç që të bashkohet me Kosovën dhe dy vendet të kenë mes tyre paqe, siguri, dinjitet dhe kufij të […]

Shtator 25, 2023 - 10:50
 0
Deputeti gjerman i përgjigjet Vuçiç-it: Vrasja e njerëzve është krim i tmerrshëm

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut Gjerman, Michael Roth, i është kundërpërgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke i thënë se vrasja e e njerëzve është krim i tmerrshëm.

Ai i bëri thirrje Vuçiç që të bashkohet me Kosovën dhe dy vendet të kenë mes tyre paqe, siguri, dinjitet dhe kufij të sigurt.

“I dashur president Vuçiç! Të vrasësh njerëz është krim i tmerrshëm. S’ka rëndësi për mua se prej nga vijnë viktimat dhe kryerësit e veprës. S’më interesojnë nacionalitetet dhe etnitë fare. Së bashku kosovarët dhe serbët meritojnë të jetojnë në paqe, siguri, dinjitet dhe kufij të sigurt”, ka shkruar Roth në përgjigjen e tij ndaj presidentit serb.

Vuçiç, në konferencën për media komentoi deklaratën e deputetit gjerman, i cili tha se bandat serbe me mbështetje direkte nga Beogradi ka shumë gjasë që të jenë përgjegjëse përsëri për vrasjen e policit kosovar.

“Keni mundur të dëgjoni sot se gjithçka erdhi nga Beogradi, se Serbia e bëri gjithë këtë dhe kjo flet mjaft çfarë qëllime kanë nga Roth deri te Fhelinger që bëri thirrje për bombardim të Beogradit”, tha Vuçiç.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.