Deputeti i Berishës, sërish letër kërcënuese miliarderit italian: Po erdhe në Shqipëri, kryeministri do të mbulojë shpenzimet e varrimit

Edmond Spaho, vazhdon letrat e tij me korenspodencë, me miliarderin italian Flavio Briatore, i cili deklaroi dy ditë më parë se do të pushonte në Shqipëri. Pas letrës së parë, në të cilën Spaho i shkruante se Shqipëria është një vend i qelbur, ku të vrasin e të rrëmbejnë, në letrën e dytë, ai i […]

Gusht 25, 2023 - 18:13
 0
Deputeti i Berishës, sërish letër kërcënuese miliarderit italian: Po erdhe në Shqipëri, kryeministri do të mbulojë shpenzimet e varrimit

Edmond Spaho, vazhdon letrat e tij me korenspodencë, me miliarderin italian Flavio Briatore, i cili deklaroi dy ditë më parë se do të pushonte në Shqipëri.

Pas letrës së parë, në të cilën Spaho i shkruante se Shqipëria është një vend i qelbur, ku të vrasin e të rrëmbejnë, në letrën e dytë, ai i ‘premton’ Briatores se do varroset në Shqipëri.

“Me kontaktoi dikush ne telefon dhe me tha qe sikur e kishe ekzagjeruar pak me ate postimin per Maldivet e Europes.

Madje me permendi edhe se ku mund ta kem ekzagjeruar.

Ndoshta.

Pavaresisht sa me siper, me lejoni tju postoj nje rast tjeter me Far West ose Wild Tourism, gjate dites se sotme ne Maldivet e Shengjinit. Shyqyr vetem te plagosur!

Flavio, ne cilen Maldive do vish per pushime? Ne ate te Sarandes apo ne ate te Shengjinit?

Ne se vjen ne Maldivet e jugut kujdes, mos merr niper e mbesa me vehte, se qellon qe vjen shefi i komisariatit me skaf dhe nuk dihet se ne jeten e kujt e ankoron skafin.

Si shkembim, para se te nderhyje KM, do marresh arrogancen dhe felliqesine qe zyrtaret tane e shfaqin ne cdo rast ne “punen” e tyre.

Te fala gazetes qeveritare. Kur te vish tek ne, ne cilendo Maldive, ata do te bejne nje reportazh per ta pasur zili. Merre dhe Betin me vehte, se do çuditet me çudite tona.

Per nje gje te jeni te sigurte, pas 80 eurove qe pagoi Melonesha, KM yne do ju mbuloje shpenzimet e varrimit dhe sigurimin e jetes.

Ishallah, ishallah, asgje nuk eshte e sigurte ne kete jete Flavio! Vecanerisht me kete pehlivanin tone.

Normalisht Briatore as nuk e njeh fare profesorin tonë, por nëse do të lexonte letrat e tij, me siguri do të mendonte që kemi të bëjmë me një person, që i ka shkaktuar probleme të mëdha dielli i fortë i gushtit.”-shkruan Spaho.

Flavio Briatore është ish-pronari i skuadrës Renault në kampionatin e garave Formula 1. I bërë i famshëm nga zbulimi i Michael Shumacherit, me të cilin fitoi dy kampionate të Formula 1 me Benneton, prej vitesh ai është i njohur për brandet botërore turistike si Billionaire, Tëiga, Cipriani, Crazy Pizza, emra që mbledhin pasanikët e të gjithë botës nga Montecarlo në Sardegna, nga Kenia në Katar, Londër, Paris e Riad, Flavio Briatore është edhe një personazh mjaft i famshëm televiziv dhe në rrjetet sociale./m.k

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.