Derbi shqiptarësh në Itali, Inzaghi i beson “çelësat” e mesfushës Asllanit, Ramadani titullar i padiskutueshëm te Leçe

Në javën e 26-të të Serie A, Interi do të ndeshet me Leçen në fushën e kësaj të fundit. Skuadra e Interit e

Shkurt 25, 2024 - 17:50
 0
Derbi shqiptarësh në Itali, Inzaghi i beson “çelësat” e mesfushës Asllanit, Ramadani titullar i padiskutueshëm te Leçe

Në javën e 26-të të Serie A, Interi do të ndeshet me Leçen në fushën e kësaj të fundit.

Skuadra e Interit e cila udhëheq me 6 pikë më shumë se Juventus por me dy ndeshje më pak ka luksin që këtë fundjavë të aktivizojë nga minuta e parë mesfushorin kuqezi Kristian Asllani.

Prandaj dueli Leçe-Inter do të jetë mjaft interesant për të gjithë tifozët shqiptarë, pasi do të zbresin në fushën e lojës dy nga yjet e kombëtares, Ylber Ramadani tashmë i padiskutueshëm në formacionin e Leçes prej javës së parë dhe Kristian Asllani për Interin, i cili për shkak të performancave të mira në sfidat e fundit ka bindur trajnerin Inzaghi t’i besojë “çelësat” e mesfushës.

Një ndeshje interesante për tu ndjekur, edhe për shkak se të dyja skuadrat luajnë hapur, por edhe për të parë duelin në mesfushë mes Asllanit dhe Ramadanit.

Formacionet zyrtare:

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.