Dërgimi i emigrantëve nga Anglia në Ruanda, ministri britanik jep dorëheqjen

Ministri i Emigracionit Robert Jenrick  dha dorëheqjen sot pasi e djathta konservatore sulmoi planin e ri të Rishi Sunak për të dërguar azilkërkuesit

Dhjetor 6, 2023 - 20:58
 0
Dërgimi i emigrantëve nga Anglia në Ruanda, ministri britanik jep dorëheqjen

Ministri i Emigracionit Robert Jenrick  dha dorëheqjen sot pasi e djathta konservatore sulmoi planin e ri të Rishi Sunak për të dërguar azilkërkuesit në Ruandë. Dalja e ministrit të kabinetit nga qeveria u konfirmua nga Sekretari i Brendshëm James Cleverly.

 

Në letrën e dorëheqjes drejtuar Sunak, ai shkroi: “Unë nuk mund të vazhdoj në pozicionin tim kur kam mosmarrëveshje kaq të forta me drejtimin e politikës së qeverisë për imigracionin“.

 

Ai shtoi se nuk ishte në gjendje të merrte legjislacionin e propozuar aktualisht, pasi nuk beson se do ofrohen shanse të mira për sukses, raporton Daily Mail. 

 

Sunak po kërkon të shmangë sfidat e mëtejshme të të drejtave të njeriut ndaj skemës së Ruandës përmes legjislacionit të ri që e shpall Ruandën një destinacion ‘të sigurt’ për ata që kalojnë Kanalin me varka të vogla.

 

Por pavarësisht se Gjykata Supreme britanike dha vendimin kundër dërgimit të emigrantëve në Ruanda, qeveria është e vendosur për largimin e tyre drejt shtetit afrikan.

 

Për këtë çështje, pak kohë më parë u largua edhe sekretarja Suella Braverman./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.