“Deri më tani…”, Balla përgjigjet mbi fatin e Ervis Martinajt

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla mori pjesë në analizën vjetore të Drejtorisë së Policisë në Lezhë, ku iu përgjigj interesit të gazetarëve mbi

Janar 29, 2024 - 17:10
 0
“Deri më tani…”, Balla përgjigjet mbi fatin e Ervis Martinajt

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla mori pjesë në analizën vjetore të Drejtorisë së Policisë në Lezhë, ku iu përgjigj interesit të gazetarëve mbi një ndër çështjet më të “nxehta” të drejtësisë.

Balla u pyet lidhur me ecurinë e hetimeve për fatin e një ndër emrave më të lakuar të botës së krimit, Ervis Martinaj, çështje e cila është në “duart” e Prokurorisë së Lezhës.

Balla theksoi se Policia e Shtetit ende nuk ka një përgjigje lidhur me ‘misterin’ e fatit të Ervis Martinajt.

Nga ana tjetër, ai theksoi se shumë shpejt do të ketë përgjigje mbi ngjarje të ndryshme kriminale të qarkut të Lezhës, ndërsa paralajmëroi se do të ketë vëmendje të shtuar ndaj fenomenit të gjakmarrjes, që e ka kthyer Lezhës në një “vatër” krimesh./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.