Deri në 3.500 euro paga për këtë profesion: Këta punëtorë janë gjithnjë e më të kërkuar në Evropë. Kriteret

Drejtuesit profesionistë të automjeteve janë një nga profesionet më të kërkuara në tregun europian të punës. Pagat e ofruara nga kompanitë e logjistikës janë shumë mbi mesataren dhe shpesh shkojnë deri në 3500 euro, në varësi të rrugës. Një nga problemet ka të bëjë me moshën e shoferëve, sepse të dhënat tregojnë se pjesa më […]

Maj 6, 2024 - 16:45
 0
Deri në 3.500 euro paga për këtë profesion: Këta punëtorë janë gjithnjë e më të kërkuar në Evropë. Kriteret

Drejtuesit profesionistë të automjeteve janë një nga profesionet më të kërkuara në tregun europian të punës.

Pagat e ofruara nga kompanitë e logjistikës janë shumë mbi mesataren dhe shpesh shkojnë deri në 3500 euro, në varësi të rrugës.

Një nga problemet ka të bëjë me moshën e shoferëve, sepse të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e atyre që aktualisht punojnë janë mbi 55 vjeç.

Ana tjetër e problemit të mungesës së shoferëve është se të rinjtë nuk duan ta bëjnë këtë punë sepse duan diçka ‘më të pastër dhe më të lehtë’ si industria e IT dhe marketingut.

Mbetet për t’u parë nëse rrogat e larta do t’i tërheqin apo nëse pozitat e drejtuesve të autobusëve, për shembull, do të vazhdojnë të plotësohen nga punëtorë të huaj.

Në shpalljet e punës në internet shihet se kërkohen pothuajse të gjitha kategoritë e shoferëve: shofer kamionësh, autobusësh, furgonash, taksistë e të tjerë. Më të paguarit mes tyre janë padyshim shoferët e kamionëve dhe fitime të mëdha bëhen edhe nga shpërndarja e ushqimeve dhe produkteve të tjera në shtëpi.

Në një nga shpalljet në Kroaci në pozicionin për shofer kamioni për transport ndërkombëtar, paga e ofruar është 3300 euro. Siç thuhet në njoftim, punëdhënësi ofron punësim të përhershëm si dhe punësim me kohë të plotë, dhe kushti i vetëm është që të ketë të paktën një vit përvojë pune në transport ndërkombëtar.

Pagat janë të ngjashme në Slloveni. Një shoferi kamioni në Slloveni i ofrohet një pagë 3000 euro dhe kontratë njëvjeçare. Pagat për transportuesit e trafikut ndërkombëtar janë shumë të vështira për t’u specifikuar, thonë nga shoqata e biznesit të transportuesve ndërkombëtarë, sepse gjithçka varet nga itinerari që ata lëvizin. Kujtojmë se ky profesion është mjaft i përhapur në Shqipëri./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.