Dëshmi tronditëse/ Themeluesi i kishës ungjillore akuzohet për tortura dhe abuzime seksuale

Një dëshmi tronditëse për abuzime seksuale dhe tortura janë zbardhur nga BBC për themeluesin e një prej kishave ungjillore më të mëdha në

Janar 8, 2024 - 11:39
 0
Dëshmi tronditëse/ Themeluesi i kishës ungjillore akuzohet për tortura dhe abuzime seksuale

Një dëshmi tronditëse për abuzime seksuale dhe tortura janë zbardhur nga BBC për themeluesin e një prej kishave ungjillore më të mëdha në botë.

Sipas BBC, dhjetëra ish-anëtarë të Kishës së Sinagogës së të gjitha Kombeve, pretendojnë se  TB Joshua i ka abuzuar seksualisht dhe i ka torturuar.

Akuzat për abuzim në një kompleks të fshehtë të Lagos shtrihen pothuajse në 20 vjet. Kisha e Sinagogës së të Gjithë Kombeve nuk iu përgjigj akuzave, por tha se pretendimet e mëparshme kanë qenë të pabaza.

TB Joshua, i cili vdiq në vitin 2021, ishte një predikues jashtëzakonisht i suksesshëm, i cili kishte ndjekës të jashtëzakonshëm global. Gjetjet e BBC-së gjatë një hetimi dy-vjeçar përfshijnë dhjetëra rrëfime të dëshmitarëve okularë të dhunës fizike ose torturave të kryera nga Joshua, duke përfshirë rastet e abuzimit të fëmijëve dhe njerëzve që fshikulloheshin dhe lidheshin me zinxhirë.

Po ashtu ka akuza të shumta për aborte të detyruara brenda kishës pas përdhunimeve të supozuara nga Joshua, ku një grua deklaron se ka abortuar 5 herë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.