Dëshmia e narkotrafikantit Remzi Azemi: Më solli xhaxhai për ndërtimin e marrëdhënieve Ekuador-Kosovë

Publikohet deshmia e Remzi Azemit, i kërkuar në Ekuador për trafik ndërkombëtar narkotikësh, por edhe i dyshuar, si person që ka pasur dijeni për vrasjet e shqiptarit Ilir Hidri dhe shqiptarit tjetër nga Mali i Zi, Fadil Kaçaniç, ngjarje të ndodhura në vitin 2017 në Amerikën e Jugut. I arrestuar pak ditë më parë në […]

Dhjetor 15, 2023 - 15:57
 0
Dëshmia e narkotrafikantit Remzi Azemi: Më solli xhaxhai për ndërtimin e marrëdhënieve Ekuador-Kosovë

Publikohet deshmia e Remzi Azemit, i kërkuar në Ekuador për trafik ndërkombëtar narkotikësh, por edhe i dyshuar, si person që ka pasur dijeni për vrasjet e shqiptarit Ilir Hidri dhe shqiptarit tjetër nga Mali i Zi, Fadil Kaçaniç, ngjarje të ndodhura në vitin 2017 në Amerikën e Jugut.

I arrestuar pak ditë më parë në Maqedoni, Azemi për herë të parë u mor në pyetje nga prokurori Cesar Pena, një ditë pas vrasjes së Hidrit. Autoritetet ligjzbatuese në Ekuador dyshonin se Azemi kishte dijeni për rrethanat e ngjarjes edhe pse versioni i tij ishte tjetër.

Në dosjen që A2 CNN disponon, Azemi ka treguar për jetën e tij, se si merrte para nga familjarët, por edhe si mbërriti në Ekuador nëpërmjet një të afërmi të tij, diplomat në atë kohë, Blerim Canaj, ish-zv.ambasador i Kosovës në Gjermani. Azemi ka treguar se i afërmi e kishte dërguar në Ekuador për të krijuar kontakte diplomatike, të cilat nga viti 2014 deri në 2017 nuk ishin realizuar.

I marrë në pyetje lidhur me vrasjen e Ilir Hidrit në 30 maj të vitit 2017, Azemi ka treguar për herë të parë se e njihte viktimën dhe kur ndodhi ngjarja, ai kishte qenë i shtruar në spital prej tre ditësh.

“Zoti prokuror, më duhet të tregoj se meqenëse më 27 maj 2017, nuk e mbaj mend orën, kur jam shtruar në këtë klinikë për skopolaminë, pasi nuk është hera e parë që më ndodh, më duhet të tregoj sa vijon: E njihja si Genti, dikush tjetër e njihte me emrin David. Më thirri për të takuar një shok në aeroportin e Guayaquil. Nuk e mbaj mend datën, por ishte në gusht 2016 dhe prej aty e çova në shtëpinë time, që ndodhet në Bello Horizonte, Mz. 20. Vila nr 8, ku kam jetuar afërsisht deri në janar 2017. Që nga ajo kohë, shkova te një shok në Puerto Sana Ana, që është serb dhe quhet Luca. I thashë të më ndihmonte të më jepte një apartament, meqë ai nuk kishte pasaportë dhe do të ikte. Pasi ma la banesën mua, prej asaj kohe, shqiptarin nuk e kam parë”, thotë Remzi Azemi.

Remzi Azemi, i dyshuar si një nga krerët e grupeve më të mëdha kriminale të Ballkanit, mesa duket përdorte një rrjet vajzash, të cilat bënin të mundur tërheqjen e parave. Edhe pse dyshohej se ishin para të krimit të organizuar, Azemi tha para prokurorëve se paratë i vinin nga familja dhe tërheqja e tyre bëhej nëpërmjet kompanive të transfertave të parave.

Në përgjigje të prokurorisë, Azemi tregon për herë të parë arsyen se përse kishte mbërritur në Ekuador.

“Kam ardhur me pushime, dhe prej kësaj kohe jam duke punuar për ndërtimin e marrëdhënieve Ekuador-Kosovë, pasi më ka dërguar xhaxhai im, i quajtur Blerim Canaj, i cili është ambasador i Kosovës në atë vend. Momentalisht jam duke kërkuar kontakte diplomatike, por nuk kam”, ka dëshmuar ai.

Edhe pse i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Hidrit, ai kishte një alibi të fortë.

Pyetja e Prokurorit: Tregoni nëse keni dijeni se me çfarë merrej shqiptari i vrarë?

Remzi Azemi: “Ne nuk i pyesim ata. Më mirë të mos e bëjmë këtë pyetje, sepse na quajnë kalamaj. Isha në Pascuales, më 27 maj 2017, rreth orës 14:00-15:00… pak a shumë. Në këtë rrugë u afruan dy gra dhe i pyeta nëse donin të hanin diçka dhe i ftova për një pije. Ato pinë birra dhe unë pije freskuese. Mbaj mend se në momentin që jam zgjuar kam qenë i shtruar në spital. Ato gra me të cilat isha më kanë marre çdo gjë. Më duhet të theksoj që kam pasur 850 dollarë me vete dhe një celular. Nuk kisha asnjë problem me shqiptarin e vrarë, as për çështjen e shtëpisë, sepse ai paguante qiranë”.

Azemi u tha prokurorëve se jeta që bënte në Ekuador ishte nga palestra në shtëpi dhe më pas e njëjta rutinë. Ai tregoi se nga lidhja me njërën nga vajzat ne Ekuador, të cilën e përdorte për të tërhequr para kishte dhe një fëmijë. I pyetur nëse kishte pasur probleme me ligjin, ai përmend një pjesë të emrave me të cilët u njoh në vitin 2013 e që më pas u arrestuan përgjatë operacionit “Ballkani”. Edhe pse, sipas dëshmisë së tij tregonte se paratë i merrte nga familja, ai kishte arritur të blinte një automjet për 17 mijë dollarësh që e kishte shitur më pas për 12 mijë. Ndërkohë, pjesën tjetër të të arrestuarve, ai tha se i kishte takuar në burg ku nuk qëndroi gjatë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.