Dëshmia e shqiptarit tjetër të sulmuar: Na goditën me sende të forta në kokë dhe trup, ne në asnjë moment…

Doris Kopaçi nga fshati Vërdovë i Pogradecit ka mbërritur në familjen e tij, pas incidentit të ndodhur mbrëmë në Mal të Zi. Jashtë kamerave ai është shprehur për Top Channel se nuk ka patur asnjë provokim apo fjalë nga ana e shqiptarëve drejt dhunuesve, ndërkohë që këta të fundit i kanë ndaluar në rrugë duke […]

Janar 7, 2024 - 17:22
 0
Dëshmia e shqiptarit tjetër të sulmuar: Na goditën me sende të forta në kokë dhe trup, ne në asnjë moment…

Doris Kopaçi nga fshati Vërdovë i Pogradecit ka mbërritur në familjen e tij, pas incidentit të ndodhur mbrëmë në Mal të Zi.

Jashtë kamerave ai është shprehur për Top Channel se nuk ka patur asnjë provokim apo fjalë nga ana e shqiptarëve drejt dhunuesve, ndërkohë që këta të fundit i kanë ndaluar në rrugë duke i sulmuar.

Kopaçi tregon se i kanë goditur me sende të forta në kokë dhe trup. Ai shton se ka marrë vetëm dy goditje ndërkohë që shokët janë dhunuar më shumë, ndërsa shton se nuk kanë mundur të reagojnë dhe nuk kanë kthyer mbrapsht sulmin drejt dhunuesve në asnjë moment.

Gjithçka më pas është e ditur thotë ai, pasi morën mjekime në Mal të Zi dhe janë kthyer mbrapsht në Shqipëri.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.