Dështimi i negociatave për armëpushim ashpërson luftën në Gazë, forcat izraelite intensifikojnë sulmet në zona startegjike

Lufta në “zemër” të Gazës sa vjen e ashpërsohet, teksa palët kanë pretendime të ndryshme lidhur me kushtet e një armëpushimi të dytë.

Dhjetor 20, 2023 - 11:22
 0
Dështimi i negociatave për armëpushim ashpërson luftën në Gazë, forcat izraelite intensifikojnë sulmet në zona startegjike

Lufta në “zemër” të Gazës sa vjen e ashpërsohet, teksa palët kanë pretendime të ndryshme lidhur me kushtet e një armëpushimi të dytë.

Mediat raportojnë për luftime të ashpra midis luftëtarëve palestinezë dhe ushtrisë izraelite në qendër të Khan Younis, si dhe për përplasje të dhunshme dhe sulme ajrore izraelite në zonën e Ma’an. Këto dy zona konsiderohen si më të vështirat për Izraelin, pasi njihen si bastione të Hamasiy.

Mbrëmë, zëdhënësi kryesor i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari tha se ushtria kishte intensifikuar dhe thelluar”përpjekjet e saj ushtarake në zonën Khan Younis.

“Ne shtuam një brigadë të tërë dhe forca shtesë inxhinierike në operacionin në këto zona.Ne jemi duke intensifikuar forcat në bastionet e Khan Younis Hamas për të çmontuar Hamasin dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë me vendosmëri kudo që të kërkohet”, tha ai.

Ndërkohë lideri i Hamasit ka udhëruar drejt Egjipitin, vizitë që konsiston në krijimin e kushteve të ndërmjetësimit të një tjetër armëpushimi./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.