Dështojnë negociatat/ Macron: Shkatërrimi i Hamasit do kërkonte një dekadë lufte, Izraeli të mbrojë civilët

Presidenti francez, Emmanuel Macron i bëri thirrje Izraelit të përcaktojë mirë objektivat lidhur me sulmet e përgjakshme ndaj Palestinës. Ai nënvizoi se për

Dhjetor 2, 2023 - 20:52
 0
Dështojnë negociatat/ Macron: Shkatërrimi i Hamasit do kërkonte një dekadë lufte, Izraeli të mbrojë civilët

Presidenti francez, Emmanuel Macron i bëri thirrje Izraelit të përcaktojë mirë objektivat lidhur me sulmet e përgjakshme ndaj Palestinës. Ai nënvizoi se për të shkatërruar totalisht Hamasin do të duheshin 10 vite luftë.

 

Macron tha se duhet të ketë një armëpushim të përhershëm.

 

“Unë mendoj se jemi në një moment kur autoritetet izraelite do të duhet të përcaktojnë më saktë qëllimin e tyre dhe rezultatin përfundimtar që po përpiqen të arrijnë. Çfarë do të thotë shkatërrimi total i Hamasit? A mendon dikush se është e mundur?”, tha Macron. “Nëse është kështu, lufta do të zgjasë 10 vjet dhe nuk mendoj se dikush është në gjendje ta përcaktojë këtë qëllim. Kështu që do të duhet të përcaktohet më mirë,” shtoi ai.

 

Ai përsëriti qëndrimin e tij duke shtuar se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por kjo nuk duhet të shërbejë për të sulmuar civilët.

 

Nga ana tjetër, tentativat e marrëveshjes për një tjetër armëpushim kanë përfunduar pa një zgjidhje. Izraeli ka bombarduar kampin e refugjatëve duke vrarë dhjetra civilë, ndërsa Hamasi shprehet i vendosur për të mos liruar asnjë peng.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.