Dështon plani i Dinamos së Zagrebit për të marrë Mitajn, trajneri shpjegon arsyet

Dinamo e Zagrebit dështoi të afronte në merkaton e janarit mbrojtësin e majtë të kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj, i cili aktivizohet në

Janar 9, 2024 - 16:45
 0
Dështon plani i Dinamos së Zagrebit për të marrë Mitajn, trajneri shpjegon arsyet

Dinamo e Zagrebit dështoi të afronte në merkaton e janarit mbrojtësin e majtë të kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj, i cili aktivizohet në kampionatin rus me Lokomotivën e Moskës.

Trajneri i Dinamos së Zagrebit Sergej Jakiroviç, theksoi se pavarësisht dëshirës së madhe të klubit për të patur në organikë Mitajn, operacioni nuk u krye për shkak të kostove të larta financiare.

Në media dalin gjithmonë emrat. U përfol edhe për Mario Mitajn. Në rregull, Mitaj ishte në listën tonë, por nuk u arrit akordi për çështje financiare dhe prandaj ne mbyllëm marrëveshjen me Ogivarën nga Urava në vetëm tri ditë. Kështu punojmë ne, nëse nuk nënshkruajmë dot shpejt me një lojtar, i kthehemi mundësisë tjetër”, tha Sergej Jakiroviç.

Kroatët donin ta merrnin fillimisht në huazim Mitajn dhe të jepnin 500 mijë euro, më pas ta blinin në verë për 3.5 milionë, por Lokomotiva e Moskës kërkonte 7 milionë euro për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.

/Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.