Dështuan të pengojnë futjen e tymueseve në Kuvend, pezullohen nga detyra 4 punonjës të Gardës

Pezullohen 4 punonjës të Gardës, pasi dyshohet se nuk përmbushën detyrën për ndalimin e tymueseve në seancë. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta. Mësohet se 4 punonjësit e Gradës, po verifikohen për neglizhencë të detyrës. Kujtojmë se edhe në seancën e djeshme, deputeti Saimir Korreshi ndezi tymuese në sallë, duke krijuar kaos, e […]

Nëntor 10, 2023 - 18:56
 0
Dështuan të pengojnë futjen e tymueseve në Kuvend, pezullohen nga detyra 4 punonjës të Gardës

Pezullohen 4 punonjës të Gardës, pasi dyshohet se nuk përmbushën detyrën për ndalimin e tymueseve në seancë. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Mësohet se 4 punonjësit e Gradës, po verifikohen për neglizhencë të detyrës.

Kujtojmë se edhe në seancën e djeshme, deputeti Saimir Korreshi ndezi tymuese në sallë, duke krijuar kaos, e duke bërë që seanca të mbyllej për 20 minuta.

Flakadanët i futën në Kuvend deputetet e opozitës Lindita Metaliaj dhe Elda Hoti, të cilat i kishin futur në çantat personale. Tre deputetët në fjalë u përjashtuan më pas nga Sekretariati i Etikës, për 10 ditë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.