DETAJE / Argjendaria në Kamëz u grabit në 20 sekonda, 3 autorët kërcënuan pronaren me kallash dhe vare

Grabitja e argjendarisë në Kamzë mbrëmjen e të martës ndodhi për 20 sekonda. Kjo sipas asaj që hetuesit kanë vënë re nga pamjeve e fiksuara nga kamerat e sigurisë. Grupi hetimor, i cili i ka këqyrur disa herë me qëllim identifikimin e tipareve fizike të tre personave, konstatuan gjithashtu se ata ishin të veshur trashë, […]

Nëntor 29, 2023 - 17:52
 0
DETAJE / Argjendaria në Kamëz u grabit në 20 sekonda, 3 autorët kërcënuan pronaren me kallash dhe vare

Grabitja e argjendarisë në Kamzë mbrëmjen e të martës ndodhi për 20 sekonda. Kjo sipas asaj që hetuesit kanë vënë re nga pamjeve e fiksuara nga kamerat e sigurisë.

Grupi hetimor, i cili i ka këqyrur disa herë me qëllim identifikimin e tipareve fizike të tre personave, konstatuan gjithashtu se ata ishin të veshur trashë, me gjasë për të dhënë përshtypje të gabuar të masës trupore të tyre.

Atutorët gjithashtu ishin të maskuar në fytyrë. Dy prej tyre ishin të pajisur, njëri me një armë të ngjashme me një kallashnikov, ndërsa tjetri mbante në dorë një vare. Grabitësi e tretë kishte në dorë një çantë për të marrë bizhutë.

Autorët kanë kërcënuar pronaren dhe kanë marrë me shpejtësi çfarë të mundeshin, teksa gjatë largimit disa bizhu i janë rrëzuar në tokë.

Besohet se 3 autorët kishin edhe një tjetër bashkëpunëtor i cili i largoi ata nga vendi i ngjarjes me këtë makinë që shihni në foto, e cila nuk kishte targa të vërteta.

Grupi hetimor ka mbledhur një numër të lartë të kamerave të sigurisë para dhe pas grabitjes dhe janë duke shpresuar që të lokalizojnë dhe identifikojnë autorët.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.