DETAJE/ Arsenal armësh për t’ia shitur grupeve kriminale, kush janë dy të arrestuarit në Tiranë

Vizion Plus mëson detaje të reja nga operacioni “All in” me dy të arrestuar në Tiranë. Në pranga ranë Elorjan Tanka dhe Ervin

Prill 12, 2024 - 12:30
 0
DETAJE/ Arsenal armësh për t’ia shitur grupeve kriminale, kush janë dy të arrestuarit në Tiranë
Ervin Turtulli dhe Elorjan Tanka

Vizion Plus mëson detaje të reja nga operacioni “All in” me dy të arrestuar në Tiranë.

Në pranga ranë Elorjan Tanka dhe Ervin Turtulli.

Gazetari Esido Barkaj raporton se Tanka ishte në kërkim në kuadër të operaconit “Tempulli 2”.

Antidroga e Tiranës prej kohësh e kishte shpallur në kërkim Tankën.

Në momentin që e lokalizoi ndërhyri menjëherë për t’a arrestuar.

Tanka, i cili rezulton me precedentë të mëparshëm për drogë, ishte i shoqëruar me Turtullin në momentin e arrestimit.

Ky i fundit sapo ka parë policinë është larguar me vrap, por është kapur menjëherë nga Antidroga. Gjatë kontrollit efektivët i gjetën doza kanabisi me vete. Ndërsa nga kontrolli në shtëpinë e Turtullit efektivët e Trafiqeve gjetën armët e zjarrit.

Çfarë u sekuestrua 

U sekuestruan 5 armë (një armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu), 6 kapdolla detonatore me kohe vonese, 3 pako me lëndën të dyshuar plasëse dinamit, 3 mina të lidhura mr mekanizma me aparate celulare, 3 aparate celulare, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 kg kanabis, krëhra pistolete dhe municion luftarak.

Gjatë kontrollit në banesën e Turtullit u gjetën dhe sekuestruan 6 kapsolla detonatore me kohe vonese, 3 pako me lëndëntë dyshuar plasëse dinamit, 3 mina të lidhura me mekanizma me aparate celulare, 3 aparate celulare.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.